Në erën dixhitale ku jetojmë, trafiku organik në internet është bërë një element thelbësor për suksesin e çdo kompanie ose agjencie që vepron online. Në këtë seksion të dedikuar të faqes sonë, të quajtur “Observer“, ne synojmë të publikojmë një studim të pavarur që hedh dritë mbi trafikun organik të gazetave kryesore shqiptare në internet. Në këtë listë ka edhe media nga Kosova të cilat përfitojnë vizita nga Shqipëria.
Të dhënat e këtij studimi janë mbledhur duke përdorur platformën e njohur Semrush, e cila ofron informacione të çmuara për fjalët kyçe të pozicionuara dhe burimet e trafikut. Në këtë artikull, do të shqyrtojmë në detaje rezultatet e këtij studimi, duke ofruar një analizë në bazë të trafikut që analizuar ky tool, duke pasur parasysh që janë të dhëna jo te sakta 100% duke mos patur ne akses ne analitikën personale të gazetave në fjalë.
Përmbajtja e Studimit: Studimi në fjalë është kryer me qëllimin e kuptimit të sjelljes së trafikut organik në gazetat shqiptare online. Të dhënat e mbledhura dhe të përpunuara nga Wolf & Shark ofrojnë një pamje të hollësishme të trafikut organik dhe fjalëve kyçe që udhëhoqën vizitorët në këto faqe të internetit. Për të bërë prezantimin e të dhënave të qarta, do të përfshijmë një tabelë që përmbledh informacionet më të rëndësishme. Vazhdoni të lexoni për të zbuluar detajet mbi cilat gazeta online janë në krye të listës në terma të trafikut organik në Shqipëri për muajin Tetor 2023.
Kjo listë përmban vetëm gazetat në gjuhen shqipe, duke hequr nga lista gazetat në gjuhë të huaja që kanë një numër të madh lexuesish nga Shqipëria.
Wolf & Shark është agjenci Seo Premium në Tiranë që ndihmon klientët për të rritur sa më shumë trafikun organik nga Google. Na kontaktoni për një konsultë falas!
[wpdatatable id=1]
Kjo renditje është krijuar duke marrë parasysh 100 website më të vizituar në Shqipëri në merkatin e Newspaper ( gazeta online), duke hequr nga lista website e huaj që në Shqipëri kane shumë lexues dhe kemi arritur në një numër të reduktuar vetëm në shqip dhe duke përfshirë mediat nga Kosova që përfitojnë trafik nga Shqipëria.
Pozicionimi Seo dhe trafiku që website marrin nga Google është i rëndësishëm edhe për gazetat online. Nga studimi ynë mund të themi që gati 90% e website që shkruajnë lajme nuk janë të optimizuar si duhet për Google, motiv ky që ndikon edhe në mosarritjen e rezultateve të dëshiruara për një kompani.
Duke mos mirëmbajtur anën Seo, nje gazetë me pak trafik nga Google është më pak e dëshiruar edhe për reklama duke bërë që konkurrenca të fitojë më shumë para.
Në bazë të studimit manual që kemi bërë, e vetmja gazetë nga lista që ka nje rritje të ndjeshme nga muaji i mëparshëm është Lajmi.net kurse në bazë të studimit duke marrë parasysh trafikun e një viti më parë janë në rritje këto gazeta: Top-channel.tv , Shkabaj.net , Topalbaniaradio.com, A2news.com, Euronews.al.
Përvec optimizimit Seo është për tu vënë në dukje se muajt e fundit Google ka azhornuar shumë herë algoritmin e tij duke penalizuar shumë website si për cilësinë e kontentit në faqë por edhe me shumë për cilësinë dhe për core web vitals të një website.
Kjo renditje do të vazhdojë të publikohet edhe në muajt në vazhdim për të parë ndryshimet në renditje. Ju këshillojmë të na ndiqni në Linkedin për ti lexuar statistikat sapo ti publikojmë.
Nëse dëshironi një konsultë falas se si të përmirësoni situatën e website tuaj, na kontaktoni!